.a{fill:#00226c;}

Planifikimi strategjik dhe këshilla

Në pjesën për planifikim strategjik dhe këshilla, Pro Consulting Services posedon konsulentët më të mirë të brendshëm dhe të jashtëm me përvojë teorike dhe praktike për mbështetje të orientimeve strategjike për klientët.

Në pajtim me nevojat e klientëve tanë, idefinojmë drejtimet strategjike, përmes analizave dhe përpilimit të planit strategjik në pajtim me fushën e veprimit. Me kërkesë të klientit, idefinojmë planet për veprim për operacionalizimin e planit strategjik.

Ne punojmë së bashku me ju për të zhvilluar planin strategjik dhe të biznesit, duke marrë parasysh mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm. Rezultatet mund të përfshijnë zhvillimin e një plani strategjik të institucionit, organizatës ose biznesit, dokumente përmbledhëse, modelim financiar dhe një plan zbatimi që detajon vendimet kryesore, veprimet dhe zbatuesit e tyre duke përfshirë për caktimin e vizionit, misionit, vlerave dhe qëllimeve.

Ne ofrojmë asistencë përmes Analizës Strategjike për të vlerësuar kompetencat aktuale, rishikim të strategjive aktuale dhe analizë SWOT, 5 Forcat e Porterit dhe PESTEL.